fotoBurrat e shpëtuar në këtë përrallë me tre aktorë nuk quhen Tom Hanks, Gillian apo Robinson Kruzo, edhe pse fare mirë mund të ishin secili prej tyre.


Në një skenë që duket si e dalë direkt nga Hollivudi, një avion amerikan arriti të dallonte fjalën ‘HELP’ (ndihmë), të formuar me dega palmash në rërën e një ishulli të shkretë në Paqësor.


Tre burra, të humbur prej 3 ditësh, pasi një dallgë përmbysi varkën e tyre, u gjetën teksa tundnin jelekët portokalli të shpëtimit në një ishull të vogël, disa qindra milje në veri të Papua, Guinea e Re, të quajtur Fanadik.


foto2


Burrat ishin denoncuar si të humbur nga familjarët prej tri ditësh, por për fatin e tyre të mirë të tre kishin veshur jelekët e shpëtimit, çka u mundësoi që të notonin në drejtim të ishullit pasi varka e tyre u mbyt.


11 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)