Ambasada e SHBA-së në Tiranë kujtoi sot ditën e rivendosjes për marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë pas 52 vitesh ndërprerje.


Nëpërmjet një postimi në “Facebook” në faqen e Ambasadën e SHBA-së në Tiranë,  thuhet se “Si sot më 1991 u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.


“Pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh, Ministri i Jashtëm shqiptar Muhamet Kapllani dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit Raymond G.F. Seitz nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi në Washington, më 15 mars 1991. Në atë ceremoni, Seitz tha: “Marrëdhënia midis vendeve tona fillon me vitet e hershme të këtij shekulli, kur Presidenti (WoodroW) Wilson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar.


Marrëdhënia nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanët me origjinë shqiptare…të cilët mbajtën kontaktet me atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve.”, shprehet Ambasada e SHBA-së në Tiranë.


15 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)