Konkluzionet


1 Korrupsioni

“Në Shqipëri, korrupsioni i vazhdueshëm është i përhapur në shumë nivele të shoqërisë shqiptare, ka politizim të vazhdueshëm të shërbimit civil dhe mungesë të pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit”, thuhet në pikën 10.1 të draftit


2 Zgjedhjet


Realizoi me sukses fazën e parë të reformës administrative-territoriale dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, të cilat, pavarësisht nga mangësitë, në përgjithësi e respektoi lirinë themelore të tubimit dhe të shprehjes, u arriti pakti që solli në kthimin e PD në Parlament


3. Drejtësia


Në mënyrë të veçantë ajo bën thirrje: Autoriteteve shqiptare për të zbatuar një reformë gjithëpërfshirëse të sistemit të drejtësisë, duke përfshirë edhe shërbimin e Prokurorisë, kjo në baza konsensuale dhe gjithëpërfshirëse dhe në respekt të plotë të pavarësisë së gjyqësorit


Reagimet

Deputetja zyrtarizon largimin nga partia më e madhe e opozitës, pritet bashkimi me PDIU


Këshilli i Europës


Raporti i Shcennach do të diskutohet dhe votohet të enjten në Asamblenë e KiE-s 


BLEDAR HOTI



Keshilli-i-Evropes3Shqipëria do të vazhdojë të jetë nën monitorimin e Këshillit të Europës. Ky është propozimi që bën austriaku Stefan Schennach në raportin e tij, i cili do të jetë objekt i diskutimit në punimet e vjeshtës të Asamblesë së KiE në këtë fundshtatori. Raporteri austriak në emër të Komitetit për Respektimin e Detyrimeve dhe Angazhimeve nga shtetet anëtare të KiE, i quajtur ndryshe dhe si Komiteti i Monitorimit do të lexojë raportim mbi shtetet që janë nën monitorim ku ndër to përfshihet dhe Shqipëria. Gazeta “Shqip” ka gjetur raportin e Schennach, anëtar i grupit socialist në Asamblenë e KiE-s (PACE) me numër 13868, në të cilën pasqyron gjetjet për periudhën e monitorimit të shteteve nga tetori 2014 deri më gusht 2015. Pas prezantimit të këtij raporti, pritet të votohet në formë rezolute konkluzionet e gjetura, e kjo pas debateve që do zhvillohet në Asamblenë e Këshillit të Europës. Në draft-rezolutë i propozohet që Asambleja të votojë për vazhdimin e mbajtjes nën monitorim të rreptë shtetet si: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnjë dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Moldova, Federata Ruse, Serbia dhe Ukraina, kjo në përpjekjet e tyre për të përmbushur plotësisht detyrimet dhe angazhimet që kanë pas anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ndërsa katër shtetet e tjera, Turqia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Maqedonia janë në një fazë tjetër të dialogut pos-monitorimi.


Problemet e Shqipërisë


Sipas pikës 10 të draft-rezolutës, Asambleja e KiE-s shpreh shqetësimin në lidhje me zhvillimet dhe mangësitë e mbetura në një numër vendesh në bazë të një procedure të monitorimit apo të angazhuar në një dialog pas monitorimit. Për Shqipërinë, problem mbetet korrupsioni që është i hapur në të gjitha nivelet e shoqërisë. Këto mangësi minojnë konsolidimin demokratik të këtyre vendeve dhe janë në kundërshtim me detyrimet e tyre dhe angazhimet për anëtarësim. “Në Shqipëri, korrupsioni i vazhdueshëm është i përhapur në shumë nivele të shoqërisë shqiptare, ka politizim të vazhdueshëm të shërbimit civil dhe mungesë të pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit”, thuhet në pikën 10.1 të draftit. Gjithashtu, Asambleja i nxit të gjitha vendet nën një procedurë të monitorimit apo të angazhuar në një dialog të monitorimit të shtojnë përpjekjet e tyre për të plotësuar plotësisht të gjitha obligimet e anëtarësimit dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në Këshillin e Europës. “Në mënyrë të veçantë ajo u bën thirrje: Autoriteteve shqiptare për të zbatuar një reformë gjithëpërfshirëse të sistemit të drejtësisë, duke përfshirë edhe shërbimin e prokurorisë, kjo në baza konsensuale dhe gjithëpërfshirëse dhe në respekt të plotë të pavarësisë së gjyqësorit; si dhe për të siguruar se autoriteteve lokale u janë dhënë kompetenca të qarta dhe konkrete dhe funksionet e vetëqeverisjes dhe mjetet e nevojshme për zbatimin e tyre siç duhet; dhe mbi të gjitha forcave politike në Parlament duhet të marrin pjesë plotësisht në punën e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën gjyqësore të ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë”. Ndërsa vlerësohet reforma territoriale dhe jepet vlerësimi për zgjedhjet lokale të 2015-s. “Shqipëria realizoi me sukses fazën e parë të reformës administrative-territoriale dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, të cilat pavarësisht nga mangësitë, në përgjithësi e respektoi lirinë themelore të tubimit dhe të shprehjes, si dhe arriti marrëveshjen e dhjetorit 2014 që rezultoi në kthimin e opozitës në punimet e Parlamentit”, thuhet në draft rezolutë.

Në fund të pikës 16 hidhet propozimi që Asambleja merr në konsideratë propozimin e Komitetit të Monitorimit dhe që tani e tutje për të paraqitur raportet mbi progresin e procedurës së monitorimit.


Dy raporterët


Asambleja do të mblidhet nga 28 shtatori deri më 2 tetor. Përveç pikave të tjera, me datën 1 tetor do të diskutohet mbi draft-rezolutën numër 13868. Ky dokument është në axhendë në këtë formë, por mund të ketë amendamente në seancë. Gjithashtu, mësohet se krahas saj, Komiteti i Monitorimit ka thirrur për të enjten në mëngjes dy reporterët e saj për Shqipërinë, Jonathan Evans dhe Andrej Hunko të cilët do pyeten mbi situatën aktuale, dekriminalizimin, ndryshimin e sistemi zgjedhor e lirinë e besimit. Në këtë debat pritet të jepen dhe propozime për situatën në Shqipëri, për mënyrën e realizimit të procesit të dekriminalizimit dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Delegacioni shqiptar

Shqipëria si anëtare e KiE-s ka përfaqësuesit e saj në Asamble. Katër deputetë të Kuvendit të Shqipërisë janë anëtarë të përhershëm, ndërsa katër të tjerë janë të si zëvendësues. Kryetare e delegacionit është deputetja e PS-së, Valentina Leskaj, ndërsa anëtarë janë Sali Berisha nga PD, Namik Dokle nga PS dhe Petrit Vasili i LSI-së. Deputetët zëvendësues janë Oerd Bylykbashi i PD-së, Eduard Shalsi i PS-së, Silva Caka e LSI-së dhe Olta Xhaçka.