Shkatërrohet banda e shqiptarëve, në Spanjë, të cilët vidhin banesat e futbollistëve të njohur. Sipas medieve spanjolle katër persona, anëtarë të një bande janë vënë në pranga pasi janë autorë të një sërë vjedhjesh të shtëpisë të yjeve të Realit të Madrid dhe Atleticos.
Shqiptarët kanë vjedhur banesat e futbollistëve të njohur si Zidane, Isco, Casemiro, Morata dhe Vasquez.
Nga hetimet e kryera janë zbuluar se vjedhja e shtëpisë së trajnerit të "Los Blancos", Zinedine Zidane, lojtarëve Isco, Casemiro, Morata dhe Vasquez kishin të njëjtët autorë, katër shqiptarë, një prej të cilëve i identifikuar si M.Z.
Ky i fundit i arrestuar edhe më parë, konkretisht në vitin 2007 për grabitjen në rezidencën e biznesmenit dhe aktorit spanjoll, José Luis Moreno.
Në këtë aksion Policia ka sekuestruar sendet e vjedhura, ku është gjetur edhe medalja e Champions-it e lojtarit të Atletico Madrid, Thomas Partey, një sasi e madhe e bizhuterive të vjedhura dhe 10 mijë euro cash.
[gallery ids="881373,881371,881372,881374,881375,881376"]