Ishin të ulur në një restorant japonez, në një tavolinë të madhe bashkë më njohur. Por në një moment një 50-vjeçar shqiptar filloi të grindej me bashkëshorten, dhe menjëherë nga fjalët kaloi te dhuna barbare ndaj saj, duke e qëlluar madje edhe me thikën që ishte në restorant.

Ai i shkaktoi asaj plagë të rënda dhe ndodhet në spital. Ngjarja ka ndodhur në Itali, në Montebelluna të Venetos, dhe të pranishmit në restorant fillimisht kanë ngelur "të ngrirë" nga pamja e tmerrshme, por për fat të mirë në tavolinën ku ndodhej shqiptari i dhunshëm ndodhej edhe një karabinier i veshur civil, i cili mori në mbrojtje gruan e dhunuar dhe thirri kolegët.

Në Itali dhuna ndaj grave është objekt i një ligji të ri që aktivizon menjëherë forcat e rendit në parandalimin e saj.

Shqiptari që banonte prej vitesh në Itali, është larguar nga shtëpia dhe nuk mund të takojë më bashkëshorten, me të cilën po fillonin procesin e ndarjes.