Një shqiptar në Britani është qëlluar për vdekje me armë zjarri para syve të gruas së tij dhe fëmijës së vogël.
Viktima është identifikuar si Flamur ‘Alex’ Beqiri, 36-vjeç, i cili u qëllua ditën e djeshme para shtëpisë së tij 1.5 milion paund.
Autori u largua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa nuk është identifikuar ende nga policia.
"Ndodhën shumë shpejt. Kishte tetë deri në 10 plumba", tha një 60-vjeçare, dëshmitare nga vendi i ngjarjes.
Sipas "Daily Mail", Beqiri u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016. 36-vjeçari po kthehej në shtëpi me gruan e tij dhe fëmijën, kur u qëllua në oborrin e shtëpisë.
I njohur me emrin Alex, Flamur Beqiri është po ashtu vëllau i modeles me origjinë shqiptare Misse Beqiri.
[gallery ids="950071,950069,950072,950074,950073,950078,950079,950067,950068,950070,950075,950076,950077"]