Paloka ne KuvendKryetari i Grupit Parlamentari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha sot se maxhoranca ka pranuar që të zbatojë vendimet e Kushtetueses, duke i dorëzuar dy deputetët e saj,  Leskaj dhe Suli. Deputeti i opozitës tha se kjo është një fitore e opozitës.


“Janë tërhequr nga ky vendim nga presioni i opozitës dhe partnerët tanë ndërkombëtar. Hapi i parë është arritur. Mund të konsiderohet po ose jo një fitore e jona. Maxhoranca është e detyruar që të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe është anormale që të luftosh për të tilla gjëra, – tha Paloka. – Maxhoranca është tërhequr nga krimi Kushtetues dhe ka marrë vendimin që deputetët e saj t’i dërgojë në Kushtetuese. I vetmi kusht që kemi është zbatimi i Kushtetutës. Po ashtu, po pengohet hetimi për aferën e CEZ. Kjo çështje është afera më e madhe e korrupsionit”, tha Paloka.


13 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)