Babai i Andi Malokut, viktimës së atentatit të 1 nëntorit 2019, ka depozituar në SPAK, një kërkesë për të parë pamjet filmike të atentatit të Shkozetit. Kërkesa e babait të Malokut tashmë është në duart e prokurorëve të SPAK.
Kjo kërkesë vjen gati 2 javë pasi policia arrestoi më 5 maj 2020 personin që fshehu pas krimit, Redjan Rrajën. Arjol Halilaj, nga Skrapari, 29 vjeç që është sipas hetuesve bashkëpunëtori kryesor i autorëve, i cili i mori në mjet pas ngjarjes së rëndë.
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja ndodhi pasditen e 1 nëntorit 2019, disa ditë pasi kryeministri Edi Rama e kishte sulmuar atë publikisht, duke e etiketuar si pjesë e një grupi “KCK”, (Kap ça të kapësh), në drejtësinë shqiptare.
Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë.