Kompania private ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë, byzylykët e mbikëqyrjes elektronike të personave që kanë masë ndaluese për veprat penale.


Bashkimi i tre operatoreve ekonomike, Soft and Solution, Fastech dhe Ratech kanë dorëzuar sot pranë Ministrisë së Drejtësisë 222 nga 300 byzylykët ekonomikë, pasi pjesa e mbetur ishte dorëzuar më parë.


Sasia prej 300 byzylykësh që kap vlerën e 2 milionë eurove,  siç ka konstatuar ministria e Drejtësisë i ishte rikthyer në kundërshtim me ligjin  kompanisë private të kontraktuar e cila është një bashkim  operatorësh ekonomik.


9 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)