Trajneri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me lenien jashte Euro 2016 te kater lojtareve, Berat Djimisiti, Amir Rrahmani, Herolind Shala dhe Milot Rashica./r/n/r/nAlbania's soccer team head coach Giovanni De Biasi, speaks during a press conference.Gianni de Biasi është personazhi i vitit nga klikimet në faqen e internetit të Top Channel. Italiani që drejton ekipin kombëtar të futbollit ka marrë më shumë klikime në sondazhin e hapur që Top Channel zhvillon në faqen e internetit, tanimë prej 12 vjetësh, duke u bërë kështu edhe shqiptari më popullor në Shqipëri.


Tekniku i natyralizuar shqiptar vazhdon të ketë një ndikim shumë të madh te shqitarët, e më së shumti duket se ka ndikuar paraqitja që Shqipëia bëi në ndeshjet e Francë 2016, të parat në një event ndërkombëtar në historinë e futbollit shqiptar.


Personazhi i dytë më i klikuar është kryeministri Edi Rama, ndërkohë që me një diferencë të vogël votash është renditur kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.


Shumë klikime ka marrë në këtë sondazh edhe Arbër Hajdari, personazh i bërë i njohur me fushatën e tij të bamirësisë ‘Fundjavë ndryshe’.


Në vendin e pestë është renditur ambasadori amerikan Donald Lu, ndërsa pas tij këngëtarja Era Istrefi, që gjatë vitit 2016 la gjurmë me hitet e saj muzikore.


Renditja e personazheve më të rëndishme të vitit në faqen e internetit të Top Channel plotësohet nga Ilir Meta, Kombëtarja shqiptare e futbollit, futbollisti Armado Sadiku dhe politikani Ben Blushi.


1 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)