Aleanca Kuq e ZI


Aleanca Kuq e Zi promovoi idetë dhe strategjinë e saj për të ardhmen e ekonomisë së shqiptarëve dhe tregun mbarëkombëtar nëpërmjet bordit të inteligjencës dhe departamentin e saj ekonomik të drejtuar nga Prof Dashamir Uruçi. Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu theksoi: “Shqiptarët janë populli më i varfër në Europë. Ata janë më të varfrit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe trojet e tjera etnike. Aleanca Kuq e Zi do të realizojë vendime të rëndësishme për të nxjerrë shqiptarët nga mjerimi. Shqiptarët duhet të ndërtojnë urgjent një vizion të ri për zhvillimin ekonomik mbi pasuritë kombëtare. Shqiptarët jetojnë në tokën dhe nëntokën më të pasur në rajon, por janë populli i mbytur në mjerim dhe varfëri”. “I bëjmë thirrje shtetasit Sali Berisha dhe Kryeministrit Hashim Thaçi që 28 Nëntori të jetë afati i fundit që shqiptarët mbajnë pika doganore dhe pika kufitare kontrolli. Shqipëria duhet të jetë e para dhe më pas Kosova që të heqin urgjentisht brenda 2 muajsh barrierat doganore dhe ato kufitare, pasi Aleanca Kuq e Zi ka përgatitur strategjinë e modelit BENELUXIT shqiptar. Aleanca Kuq e Zi kërkon që hapësira shqiptare të mos ketë të njëjtat mure dhe barriera, siç ka Shqipëria me Greqinë apo me Italinë. Aleanca Kuq e Zi do të përgatisë futjen e shqiptarëve në një monedhë të përbashkët, që në pamundësi të futjes në lek për shkak të rrënimit drastik nga regjimi Berisha, duhet përgatitur përfshirja në euro zonë, ashtu si tashmë janë shqiptarët e Kosovës dhe Malit të Zi”, tha Spahiu.


Aleanca Kuq e Zi do të përgatisë futjen e shqiptarëve në një monedhë të përbashkët