Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka akuzuar nga qyteti i Fierit kryeministrin Sali Berisha se e ka nxjerrë çamët jashtë zonë “Shengen” dhe se i përçau shqiptarët në verior dhe jugor.
“Fierakët, kosovarët, çamët janë shqiptarët e vërtetë që po tregojnë se besimi tek ideali kombëtarë do të sjellë ndryshimin për Shqipërinë dhe shqiptarët, një ideal që në plan të parë vendos integritetin dhe lartësimin e dinjitetit kombëtarë. Për tetë vite me radhë shtetasi Sali Berisha i nxori çamët jashtë shengenit, sepse më dhjetëra e dhjetëra çam u ndaluan në kufi me pa të drejtë dhe shteti shqiptarë sëbashku me diplomacinë e dështuar nuk bëri asgjë për të drejtat e çamëve”,- deklaroi Spahiu.
Duke vijuar më tej denoncimet për procesin e regjistrimit të popullsisë nga INSTAT në Census Spahiu deklaroi. “Procesi i regjistrimit të popullsisë në “censusin” e inovatorit grek Genc Pollo nuk trajtoi në asnjë pjesë të tij çamët dhe pronat e tyre, pronat e grabitura pas dëbimit nga toka e tyre etnike, prandaj ky shtet i ka mbyllur hesapet me moralin e shqiptarëve duke treguar me prova dhe fakte se vetëm për shqiptarët nuk mendon” deklaroi Spahiu.
Në përfundim të fjalës së tij Kreshnik Spahiu i bëri thirrje mbështetësve të AK-së që të largojnë sa më parë nga pushteti shtetasin Sali Berisha. “Të largojmë shtetasin Sali Berisha nga pushteti i votave të vjedhura dhe të nxjerrim Partinë Demokratike jo humbëse në këto zgjedhje por forcën më të dobët, sepse kjo parti drejtohet nga anti-shqiptarë dhe shtetas të korruptuar që po dëmtojnë çdo ditë e më shumë kombin dhe mbarë Shqipërinë”,- ka përfunduar Spahiu.
23 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)