Aleanca Kuqezi


Kryetari i AK Kreshnik Spahiu, duke folur gjate nje proteste te Aleances Kuq e ZiKryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, akuzoi drejtuesit e dy partive të mëdha, Sali Berisha të PD-së dhe Edi Rama të PS-së se kanë vendosur në listat e Vlorës dhe Gjirokastrës kandidatura greke. Në një konferencë për shtyp, kreu i AK-së, Spahiu iu referua një kërkese të deputetes Luiza Xhuvani për të marrë kombësinë greke, ndërsa sulmoi ministrin Spiro Ksera, duke e quajtur si grek të Agimit të Artë. Kryetari i Aleancës Kuqezi i bëri thirrje kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, të tërheqë 3 kandidatët grekë që kanë kandiduar në Qarkun e Vlorës dhe t’i zëvendësojë me tre shqiptarë nga Vlora. Ashtu si dhe shtetasi Berisha, i cili kandidon grekët e Agimit të Artë në Gjirokastër me Spiro Kserën në krye. Fatkeqësisht, deri më tani numërohet deri në 14 numri i kandidatëve brenda PS dhe PD që kanë kombësi greke dhe kanë braktisur atë shqiptare”, thuhet në njoftimin e AK-së. Spahiu më tej theksoi se “shqiptari Arben Malaj u zëvendësua me greken Luiza Xhuvani dhe shqiptari Arben Isarai u zëvendësua me grekun Andrea Marto, çami Leonard Demi u zëvendësua me grekun Spiro Ksera. Gjithë shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë misionin antishqiptar të Ramës dhe Berishës. Shqipëria ka nevojë për një Kuvend burrash shqiptarë dhe e vetmja alternativë është Aleanca Kuqezi”.