Një shpërthim kamikaz ka goditur qytetin Medina të Arabisë Saudite.
Televizioni Al-Arabiya raporton se sulmi ka ndodhur pranë Xhamisë së Profetit Muhamed, njërin prej vendeve të shenjta të Islamit.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave atentatori u hodh në erë në momentin kur oficerët e sigurisë ishin të pranishëm në vendnin e ngjarjes. Sikurse raporton CNN të paktën 4 persona kanë humbur jetën në qytetin saudit të Medinës. Televizioni “Al Arabiya” ka publikuar pamje të një automjeti në flakë.
Xhamia është vendi ku është varrosur profeti Muhamed dhe Medina është qyteti i dytë i shenjtë i Islamit pas Mekës. Agjencia shtetërore e lajmeve “Sabq” dhe gazeta “Okaz” kanë raportuar gjithashtu lajmin për sulmin vetëvrasës.
Shpërthimi në Medinë pason dy shpërthime në qytetin Katif dhe një pranë Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në qytetin Xhedah, më 4 korrik.
Në sulmin në Xhedah është vrarë vetëm sulmuesi, ndërsa dy policë sauditë janë plagosur.
Sulmet vijnë në kohën kur besimtarët myslimanë po përgatiten për Festën e Fiter Bajramit.
4 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)