C_2_articolo_3002033_upiImageppMohamed Abrini, i arrestuar të premten në Anderlecht, është akuzuar zyrtarisht për bashkëpunim në sulmin terrorist të Bruksleit. Lajmi është bërë i ditur nga prokuroria belge.


“Ishe vetë ai ‘njeriu me kapele’,  pra njeriu i tretë u partishëm në momentet e sulmeve kamikaze në Bruksel. Në total janë 4 persona të arrestuar gjatë një aksioni blic në Anderlecht.


“Pas sulmit kam shitur kapelën dhe e hodha në koshin e plehrave xhaketën që mbaja veshur”, ka thënë ai përpara organi i akuzës.


Gjithashtu, sipas mediave belge, personi në fjalë thotë se ka qenë prezent në skenën e krimit të aeroportit të Zaventem. Gjithashtu ai ka shtuar se pasi mësoi për arrestimin e Salah Abdeslam, sulmi u bë në Bruksel. Më parë ai ishte parashikuar që të ndodhte në Paris.


9 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)