ErdoganPresidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka reaguar pas sulmit në një klub nate në Stamboll, ku humbën jetën 39 persona dhe u plagosën 69 të tjerë.


Erdogan tha se ky sulm është një përpjekje për të shkatërruar moralin e vendit dhe për të krijuar kaos me qëllim shkatërrimin e paqes në vend.


Ai i përshkroi sulmet mbi Turqinë si “të urryer”. Një person i veshur si babagjysh hyri në klubin e natës në Stamboll dhe vrau 39 persona. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit


1 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)