Dhuna
Gjatë natës është sulmuar zyra e Partisë Socialiste në Librazhd nga persona ende të paidentifikuar. Për ngjarjen ka reaguar kreu i kësaj force politike në këtë qytet, Rrahim Gurra, i cili akuzon deputetin e PD-së në këtë qytet, Rrahim Cotën për këtë sulm. “Kanë hequr me dhunë tabelën me logon e Rilindjes. Sulmi është bërë nga vetë deputeti i PD, Rrahim Cota. Do bëjmë padi në prokurori”, ka thënë Gurra. Po dje në mbrëmje, një grup personash janë futur në zyrën elektorale të PS-së në qytetin e Cërrikut, duke fyer e kërcënuar personat që ndodheshin aty. Më pas ata kanë kërcënuar aktivistët e PS-së në zyrën elektorale të kësaj partie, mes të cilëve ishte edhe kreu i PS-së për Cërrikun, Tomorr Zaimi. Sipas burimeve zyrtare të PS-së, situata është acaruar pasi personat e futur në zyrën elektorale të PS-së kanë dëmtuar të gjitha dosjet që ndodheshin aty.
B.N