Fitore Gjermania
Skuadra e Lo
v mundi të marrë në shtëpi një fitore të buajtur: por Portugalia e Ronaldos nuk ka merituar më pak, pasi tronditi dy traversa me Pepe e Nani. Nuk gabon Supermario për avantazhin gjerman.
Gjermania djersit për të mposhtur Portugalinë, ndërsa Danimarka bën surprizën e parë, duke mundur Holandën e shumë rasteve të humbura.
Në orën 20:45 zbritën në fushë Gjermania dhe Portugalia, në një përballje gjigantësh, ndeshja e dytë e grupit B, ku yjet ishin të shumtë, por ai që qëndronte mbi të gjithë ishte Kristiano Ronaldo, i cili është gati të vërë bast për një paraqitje të mirë të skuadrës në Europian. Nuk ka qenë një pjesë e parë veçanërisht emocionuese. Të dyja skuadrat janë treguar shumë të kujdesshme dhe kanë anuluar njëra-tjetrën, duke mos lënë hapësira në sulm. Gjermanët kanë bërë një paraqitje më të mirë se sa luzitanët, mbi të gjitha në minutat e para të lojës, duke i shkuar më pranë golit, kur kishte kaluar vetëm pak kohë me Mario Gomez, por goditja me kokë e tij është bllokuar nga Rui Patrisio. Më pas, në minutën e 24, sulmuesit të Bajernit i është anuluar një gol, i realizuar pasi gjyqtari kishte fërshëllyer një goditje dënimi. Në minutën e fundit të pjesës së parë erdhi tronditja e traversës nga Pepe, pas një goditjeje këndi. Kristiano Ronaldo ka qenë në hije në këto 45 minuta. Në pjesën e dytë, në fushë zbret një Portugali më kërkuese në minutat e para, e cila synon të ushtrojë presion mbi gjermanët. Ronaldo ka në dorë një rast të mirë për të shënuar në minutën e 64-t, por është bllokuar nga Boateng në momentin e fundit. Por Gjermania nuk fle dhe në minutën e 73-të merr një kros nga e djathta dhe e kthen atë në gol me një goditje me kokë. Portugalia këmbëngul me të gjitha mënyrat: në minutën e 84, Gjermania është me fat, pasi një gjuajte kros e Nanit u përplas në traversë, ndërsa në të 88 humbi rastin e artë për të barazuar. Me fitoren 1-0, Gjermania merr kreun e grupit, ndërsa Portugalia, që të kualifikohet, duhet të fitojë dy ndeshjet me Holandën dhe Danimarkën.
Me futbollistë të shpejtë nga krahët si Roben apo Afelaj, me një finalizues të shkëlqyer si Van Persi, me fantazinë e paparashikueshme të Shnajderit, Danimarka parashikohej se do ta kishte thuajse të pamundur që ta ruante të paprekur portën. Por ia ka dalë me sukses, ndërsa ka “kafshuar” një herë të vetme në pjesën e parë, çka u ka mjaftuar të besuarve të Morten Olsenit për ta nisur me këmbë të mbarë “Euro 2012”. Krejt e kundërta mund të thuhet për Holandën, e cila përmbys pritshmëritë dhe ndërlikon jo pak situatën e saj në të ashtuquajturin “grupi i vdekjes”. Në letër, kualiteti i “tulipanëve” është disa herë më superior se ai i rivalit, sidomos raporti i sulmuesve holandezë me mbrojtësit që kishin përballë, por golin nuk e nxorën dot në dritë. Kjo, edhe falë meritës së danezëve, që vrapojnë shumë dhe me një fantazist tepër të zgjuar si Eriksen, befasuan një nga favoritët e kompeticionit. Pjesën e parë, Holanda e kishte menduar ndoshta më të lehtë kundërshtarin, edhe pse bëhej fjalë për Danimarkën, që në eliminatore, për të mbërritur deri këtu, kishte mposhtur edhe Portugalinë. Portokallinjtë shfaqin ambiciet që në vërshëllimën e parë të sllovenit Skomina. Presingu ndaj kundërshtarit si për topin e parë, edhe për hapësirën e fushës, i bën holandezët dominues të dukshëm në tapetin e blertë, aq sa e asfiksojnë kundërshtarin, por humbasin shumë raste. Por në minutën e 24-t, në të vetmen zbritje të Danimarkës në portën e Stekelenburgut, Krohn Dehli e kalon topin në rrjetën holandeze. Shokohet Holanda, që në të vetmin rast të rrezikshëm të kundërshtarit pëson gol, ndërsa nuk ka mundur ta bëjë dot vetë këtë në disa raste të volitshme. Danimarka krijon edhe dy raste në pjesën e parë, por nuk shënon dot golin e dytë, ndërsa portokallinjtë kanë shansin artë në minutën e 36-të, por Roben trondit shtyllën. Pjesa e dytë ka nisur ashtu si e para, me Holandën në ofensivë totale, por të paqartë dhe disi nervoze, nga dizavantazhi, që ngulmon me forca të shumta në kërkim të golit. Përpjekjet e vazhdueshme të holandezëve vazhdojnë për minuta të tëra, por nuk shfrytëzohen nga sulmuesit. Marvjik fut edhe dy forca të reja në sulm, si Van der Vart dhe Huntelar, por pa sukses. Danimarka bën kështu surprizën e parë, duke mundur Holandën 1-0.
Danimarka
Danimarka gjunjëzoi Holandën, me një fitore minimale 1-0, falë një goli të shënuar nga Kolin-Dehli (24’). Majkëll Krohn-Dehli shënoi një gol fantastik midis këmbëve të Marten Stekelenburgut.
Tulipanët zhvilluan një loje të zbehtë, pa forcë goditëse, duke prodhuar pak raste të qarta shënim, përveç shtyllës së Arjen Robenit, edhe pse goditën 28 herë në drejtim të kundërshtarëve.
