12823062_1276290139051708_901803132_oNjë grabitje me armë ka ndodhur në Tiranë. Një person, i cili kishte hipur si pasagjer i zakonshëm në një taksi, ka kërcënuar me armë drejtuesin. Ai i ka kërkuar taksistit t’i japë të gjithë paratë që kishte me vete dhe nën kërcënimin e armës ka arritur t’i marrë.


Foto 1Policia e Tiranës ofroi një shpërblim prej 200 mijë lekësh të reja për këdo që jep informacion. Zyrtarët e policisë kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve, duke deklaruar se do të ruhet anonimati.


Foto 2Foto 3“Policia e Tiranës garanton ruajtjen e anonimatin dhe kërkojmë ndihmë për këtë çështje, për të vënë para përgjegjësisë autorin përgjegjës”, sqaroi policia.


Eduart Budini

Eduart Budini me uniformë të policisë


Por pak orë pas njoftimit të policisë, është ndaluar i dyshuari, shtetasi me inicialet E.B., roje në repartin e FNSH-së në Dragot të Gjirokastrës.


Efektivi

Autori i dyshuar i grabitjes së taksistit me uniformën e policisë


“Shoqërohet një i dyshuar për ngjarjen e shfaqur sot në video të vjedhjes me dhunë të taksixhiut. Dyshohet një shtetas, i cili është roje tek reparti në Dragot”, – thuhet në njoftimin e policisë.


Në fotot e tij në rrjetin social në “Facebook”, Budini kishte publikuar me dhjetëra foto, ku përveç atyre civile, spikasnin disa foto me uniformë të policisë, por edhe një i veshur si komando në Zall Herr.



Ja dialogu i plotë mes grabitësit dhe taksisti:


 


Taksisti: Nga duhet? Nga do ecësh?


Grabitësi: Këtu…Këtu majtas… (sheh terrenin nëse ka apo jo njerëz pranë)


Taksisti ecën…


Grabitësi nxjerr armën: Mos bëj asnjë lëvizje! Mos bëj asnjë lëvizje! Më dëgjon ça të them?


Taksisti i qetë: Si është puna?


Grabitësi: Mos bëj asnjë lëvizje! Vetëm më dëgjo…!


Taksisti: Çfarë më do, më thuaj?


Grabitësi: Vetëm më dëgjo, shpejt lekët që ke!


 Taksisti: Të jap këto lekët që kam në xhep!


Grabitësi: Shpejt të lutem, mos bëj asnjë lëvizje, se unë s’kam …me u fut në sherr


Taksisti lëviz


Grabitësi: Ore, mos bëj lëvizje ore! Mos ik ore! Se të pres këtu, mos ik!


Taksisti i jep lekët: Këto kam të gjitha!


Grabitësi: Mirë, po mos më lëviz, mos më ik ore


Taksisti: Këto kam të gjitha, urdhëro


Grabitësi: Or, dakord ore. M’i jep në dorë, këtu, e sheh ku e kam dorën? (Në dorën e djathtë ka vendosur një dorezë të zezë)


Grabitësi: Hiqe unazën!


Taksisti: Jo, unazën s’ta jap unë! Mos kërko më tepër së nuk e heq dot unazën!


Grabitësi: Dëgjon ça po të them unë?


Taksisti: Mos kërko më  tepër o burrë, mjaftohu me këto lekë, se ika unë të njoftoj njerëzit! Merri lekët se u thashë këtyre!


Taksisti thërret nga xhami i dritares: Njoftoni policinë, njoftoni policinë. Na lekët, zbrit! Njoftoni policinë.


Grabitësit largohet i qetë së bashku me lekët por pa unazën


16 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)