Zlatan Ibrahimoviç është një burrë i veçantë dhe këtë e reflekton qartë në lëkurën e tij. Gjatë gjithë karrierës së vet, sulmuesi suedez e ka “dekoruar” trupin me tatuazhe të ndryshme.
Por, pa dyshim, më i fundit prej tyre është habitës për këdo që e sheh, nisur nga kompleksiteti i tij. Futbollisti i Mançester Junajtid ka bërë kohët e fundit një vepër arti në shpinë. ” Finest Art”, shkruan Ibrahimoviç në fotografinë e hedhur prej tij në rrjetet sociale, që tregon madhështinë e tatuazhit të bërë, një “vizatim” i qeverisur nga një luan dhe ku ju mund të shihni minivizatime të shumta të brendshme, forma gjeometrike, një peshk, një stilolaps, apo shifra budiste.
Tatuzahi është bërë nga suedezi “niki23gtr”, i cili ndodhet në Gothenburg dhe gjithashtu punon në vende si Los Angeles, Sao Paulo dhe Nju Jork.
23 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)