Deputeti i PS, Taulant Balla ka ironizuar mitingun PD në Librazhd përmes një fotoje të postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Ai ka akuzuar kryeministrin se me gjithë përpjekjet për të manipuluar opinionin publik përmes kamerave që zmadhojnë pamjet e shesheve ku zhvillon mitingjet e tij, e vërteta është tjetër dhe nuk mund të fshihet.
“Kjo është e vërteta lakuriqe e mitingjeve të stisura të Saliut që përpiqet të manipulojë opinionin publik duke përdorur kamera të sofistikuara që i zmadhojnë pamjet e shesheve dhe organizuar shpërndarjen e atyre pak njerëzve që ndodhen në to për të krijuar idenë se sheshet janë plot.
Ja pamja e vërtetë e mitingut të sotëm të Saliut në Librazhd. Kjo është në fakt edhe mbështetja reale që ka qeveria e rrënimit në Librazhd, Përrenjas, në gjithë qarkun e Elbasanit dhe në gjithë Shqipërinë”, shkruan Balla.
22 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)