Ato ndajnë të njëjtin baba të famshëm, por dy vajzat e Presidentit amerikan Donald Trump Ivanka dhe Tiffany nuk mund të kishin jetë më të ndryshme se kaq.

Ndërsa nëna e tre fëmijëve Ivanka, 37 vjeçe, është këshilltare me kohë të plotë për babanë e saj, Tiffany, 25 vjeçe, ka qëndruar kryesisht jashtë vëmendjes dhe madje është quajtur edhe 'Trump e harruar ’.

Motrat, të cilat kanë nëna të ndryshme, shoqërojnë shpesh babanë e tyre nëpër vizita ndërkombëtare, por Tiffani gjithmonë mban një profil më të ulët dhe asnjëherë nuk i afrohet elegancës së Ivanka, e cila në çdo dalje publike lë pas zërat të flasin për të.

Duke bërë vazhdimisht një jetë publike, nuk është për t’u habitur që Ivanka ka miqësi me njerëz të famshëm.

Ajo ka miqësi me Hugh Jackman, Natalie Portman, Karlie Kloss dhe Chelsea Clinton, vajzën e ish- presidentit amerikan Bill Clinton.

Tiffany, mund ta ketë kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj larg vëmendjes së medias, por kjo nuk do të thotë që ajo nuk ka shokë të famshëm ... në fakt, duket se është e kundërta.

Njerëzit e famshëm me të cilët shoqërohet vajza e presidentit përfshijnë aktoren Lindsay Lohan, vajzën e Gene Simmons Sophie, stilistin Adam Warren dhe vëllanë e Paris Hilton, Barron./The Sun

[gallery ids="868393,868394,868395,868396,868397,868398,868399,868400,868401,868405,868406,868407,868408,868409,868410,868411,868412,868413,868418"]