Stadiumi i ri kombëtar do të inaugurohet ditën e diel, në ndeshjen që Shqipëria do të luajë ndaj Francës. Impianti shqiptar ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Është "Corriere dello Sport", që i ka kushtuar një artikull të konsiderueshëm, me titullin: "Hapet stadiumi i ri me Ceferinin dhe Francën".

Më tej, jepen të dhëna rreth stadiumit, kapacitetit, si dhe emrit të ri komercial që pritet të marrë, ndërsa nuk lihet pa përmendur edhe kulla e stadiumit.

Ndërkohë, një artikull i ka kushtuar edhe torinezja "Tuttosport". Shkrimi rreth stadiumit të ri në Shqipëri hapet me titullin: "Uembli i Ballkanit në pagëzim. Të dielën në Tiranë për Shqipëri-Francë, inaugurohet stadiumi i projektuar nga një arkitekt italian".

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="912919,912926,912925,912927,912942,912944,912945,912929,912920,912921,912922,912928,912946,912947,912949"]