
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ ndaj Behar Bajrit.
Ky i fundit, i cili akuzohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, është liruar nga burgu.
Bajri ishte si një personazh kyç në grupin me po të njëjtin emër, i cili u arrestua në Roterdam.
Në korrik të vitit që lamë pas, ai u ekstradua nga Holanda ndërkohë që pjesëtarët e fisit Bajri u arrestuan gjatë një aksion të policisë të koduar “Oaz” dy vite më parë.
Behar Bajri, akuzohet për një sërë ngjarjesh kriminale, duke nisur që nga vrasja, vjedhja me armë, grabitje etj.
Ai gjithashtu akuzohet se e vrau Fabiola Bajrin më 20 qershor 2002 në gjumë. Ata ishin të fejuar prej 3 muajsh, megjithëse Fabiola ishte e mitur. Fejesa ishte bërë me aprovimin e familjes, ndërkohë që pas tri muajsh ai e ka rrëmbyer dhe e ka marrë në shtëpinë e tij. Sipas të dhënave, vrasja ka ndodhur pasi ajo i ka kërkuar leje për të shkuar diku.