Këto pamje të mrekullueshme tregojnë momentet e disa fëmijëve duke notuar “pranë” arinjve, por më e veçanta prej tyre është ajo e një djaloshit, i cili është fotografuar duke e puthur atë. Mes tyre është një xham që e bën të sigurt takimin.
Xhami i veçantë bën që vizitorët të jenë të sigurt prapa dhe të shijojnë pamjen e mrekullueshme të arinjve. Kjo është hapur në vitin 2004 në Ontario të Kanadasë dhe tërheq çdo vit 15 mijë vizitorë.
“Ju mund të dëgjoni vizitorët duke qeshur dhe ulëritur. Janë britma që vijnë nga gëzimi. Kjo është një përvojë që të gjithë duhet ta bëjnë”, ka thënë menaxheri i qendrës.
“The Cochrane Polar Bear Habitat” është i vetmi objekt në botë dedikuar arinjve polarë.
22 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)