Pas Dhori Kules te “Ekonomiku” dhe Artan Hoxhës te “Drejtësia”, një tjetër dekan shumë i sulmuar nga studentët është ai i fakultetit të Shkencave Sociale, Edmond Rapti.
Rreshtimi i tij përkrah qëndrimit për të rifilluar mësimi në një nga dy fakultetet ku ende mbahet gjallë “shpirti” i protestës, i ka revoltuar studentët dhe sot një grup prej tyre i ka “zbukuruar” makinën me shirita që policia i përdor për të treguar një situatë bllokimi.
https://www.facebook.com/822964028094910/videos/540223093129146/
Në një video e cila po qarkullon në rrjet, shihet momenti kur dekani tenton të hyjë në makinë por pengohet nga shiritat dhe nis t’i heqë me forcë ato. I revoltuar, Rapti hipën në automjetin e tij tip “Benz” dhe largohet, por studentët vijojnë të “luajnë” me integritetin e tij, duke mos i kursyer batutat.
“Po ikën si me makinë nuseje, t’i hedhim pak oriz”, thonë studentët, teksa komentojnë duke qeshur largimin e dekanit.