Tentoi të trafikonte kokainë nga kufiri i gjelbër, arrestohet në flagrancë nga policia poseduesi i lëndës. Në pranga ka rënë shtetasi Isen Murtishi, 34 vjeç, banues në Strugë të Maqedonisë. Shtetasi i mësipërm, u konstatua nga ana e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit të kufirit të gjelbër, në dalje të Republikës së Shqipërisë, tek vendi i quajtur “Pusi” në afërsi të kufirit Maqedonas.
Gjatë kontrollit të ushtruar, nga ana e policisë, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale, në një qese plasmasi 92, 5 gr lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve, ngelur në tentativë”,.
17 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)