ProtestaIsh-të përndjekurit kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar shembjen e mburojës së bunkerit para Ministrisë së Brendshme.


Ata janë përplasur me policinë, e cila është përpjekur t’i ndalojë, por ish-të përndjekurit e kanë cilësuar një revokim të së shkuarës diktatoriale bunkerin dhe për këtë kanë tentuar me forcë që ta rrëzojnë.


Për të qetësuar situatën, në vendngjarje ka mbërritur përfaqësuesi i djathtë i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli, i cili ka kërkuar që ish-të përndjekurit të ruajnë qetësinë.


Sipas këtyre të fundit, opozita nuk duhet të heshtë, por të bllokojë Parlamentin.


17 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)