Një lëkundje tërmeti me magnitudë 5.1 ballë është regjistruar në mëngjes në orën 09:14 të ditës së sotme.


Mësohet se epiqendra e tërmetit është regjistruar në Greqi, por lëkundjet janë ndier në jug të Shqipërisë, kryesisht në Gjirokastër, Vlorë, Fier, në zonën e juglindjes në Korçë, madje në Tiranë e Durrës.


Lëkundja ka zgjatur disa sekonda dhe është ndier në zona përreth, duke krijuar panik mes njerëzve në banesa.


Sipas shërbimit ndërkombëtar të lëkundjeve sizmilogjike tërmeti me magnitudë 5.1 ballë u regjistrua në orën 10:12 minuta sipas orës helene. Epiqendra ishte 73 km nga Janina dhe 25 km nga Triakala, me një thellësi 10 km. Tërmeti ishte i fuqishëm, duke u ndjerë shumë në qytetin e Gjirokastrës.


Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.


31 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)