Krimi godet sërish. Një grindje banale në autobusin e linjës Qendër- Kamëz i ka kushtuar shtrenjtë një adoleshenti nga Tirana. Ai është qëlluar për vdekje me thikë nga një 38-vjecacr, i cili tashmë është ndaluar nga policia e kryeqytetit. Burimet policore pohojnë se ngjarja është shënuar në një nga autobusët e linjave të kryeqytetit rreth orës 16:40 minuta kur shtetasi Mirush Ajazi, 38 vjeç, ka qëlluar me thikë 17-vjeçarin, Napolon Mustafa.


Plagët e marra kanë qenë fatale për adoleshentin që nuk ka mundur të marrë ndihmën e parë spitalore. Ndërkohë policia ka ndaluar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes që i morri jetën adoleshentit. Nuk është ende e qartë se si ka nisur sherri mes të rinjve, por paraprakisht policia bën të ditur se motivet kanë qenë banale. Ngjarja ka krijuar panik mes pasagjerëve të autobusit, të cilët janë shokuar kur kanë parë adoleshentin të përgjakur.


16 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)