Në këto temperatura të larta, kur termometri po arrin 40 gradë celsius, në Tiranë po aplikohet një tjetër risi. Freskueset pranë stacioneve të autobusëve është zgjidhja që po ofrohet për qytetarët e kryeqytetit.


Freskueset në stacionet e urbanëve kanë nisur të instalohen duke filluar nga qendra e kryeqytetit e më pas pritet të shtrihet në të gjitha Tiranën. Ndërkohë qytetarët e vlerësojnë këtë nismë, e cila i ndihmon që të përballojnë sadopak temperaturat e larta në pikun e verës.


8 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)