Gjendet i pajetë në një kanal në zonën e Saukut, 66-vjeçari Fisnik Spahiu, i zhdukur prej tre ditësh.
Viktima ka pasur shenja dhune në trup, ndërsa policia nuk jep detaje më tepër për vdekjen e tij.
Spahiu sapo kishte lënë qelitë e burgut pasi u dënua 20 vite heqje liri për akuzat “vrasje e mbetur në tentativë, dhe plagosje të rëndë me dashje”.
E motra e tij, Moza Shehi, në një intervistë për gazetën “Shqip” ka deklaruar se kishte dyshime se të vëllain ia kanë vrarë personat që ai ka plagosur në vitin 1999, për një konflikt të vjetër.
14 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)