Një vrasje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në një fshat të Tiranës, ku viktime ka mbetur 27-vjeçari  Altin Kodra. Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 11:55, në Çekrezë, ku ipas policisë viktima është konfliktuar me shtetasin Vladimir Luli.


Si pasojë ai ka mbetur i plagosur me thikë në bark dhe ndonëse u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ka gjetur vdekjen disa orë më pas.  Shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Vladimir Luli.


Specialistët e Krimeve ndaj jetës, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Në vendin e ngjarjes është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë, e përdorur nga autori.


10 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)