Një e moshuar nga kryeqyteti ka humbur jetën pasi banesa ku jetonte u përfshi papritur nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:00, në një apartament banimi ngjitur me Qendrën Shëndetësore të Kombinatit.
Paraprakisht mësohet se e moshuara, Feride Malaj, 70 vjeç, ishte e vetme në momentin që apartamenti i saj është përfshirë nga flakët. Nga burimet e policisë mendohet se e moshuara ka qenë e sëmurë dhe nuk ka pasur mundësi të dal nga banesa.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikse dhe policia, të cilat kanë lokalizuar flakët. Mendohet se shkak është bërë rrjedhja e gazit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
14 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
