Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka emëruar në krye të Departamentit të të Përndjekurve Politik Tomorr Alizotin. Ai ka mbaruar studimet e larta për gjermanistikë dhe më tej për sociologji në vitin 2006 në Gjermani. Në vitin 2007 ai ka kryer kolegjin diplomatik të Berlinit. Ai ka shërbyer më parë si diplomat, ku ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Parë për 4 vite në ambasadën e Shqipërisë në kryeqytetin gjerman.
“Tomorr Alizoti ka spikatur në debatin publik dhe mediatik dhe është autor i dhjetëra shkrimeve, analizave dhe editorialeve. Ai vjen nga një familje e njohur me traditë patriotike që u persekutua ashpër nga regjimi diktatorial”, njofton Partia Demokratike.
25 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)