Top Story, në intervistën ekskluzive me Zylfie Haklaj, i kushtoji vëmendje vrasjes së vëllezërve Demaj, më 7 gushtit 1993. Pas ngjarjes së Shkëlzenit, Hamdiu dhe Shkëlqimi, fshihen nëpër bjeshkë për t'i shpëtuar arrestimit nga policia. Me ta thuhet se u bashkua edhe vëllai tjetër Fatmiri.

"Ne jemi shumë të indinjuar për këtë ngjarje e për gjithë jetën do jetë një peng për familjen tonë e kur e mësuam që ishin dy vëllezër ishte shumë më e dhimbshme. Ne për të gjithë jetën, si për vëllezërit tonë dhe për ato mendojmë dhe jemi të mërzitur", - rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Mes familjeve Haklaj dhe Demaj ka pasur kontakte pas ngjarjes. Haklajt shtrin dorën e pajtimit që nuk ndodhi kurrë. Pavarësisht kësaj, mes dy familjeve, sipas Zylfie Haklajt nuk ka pasur përplasje.

https://youtu.be/Z6AvsArzjjY

"Familja jonë ka bërë tentative për të takuar familjen e të ndjerëve, e kemi takuar babain dhe xhaxhallarët, por fatkeqësisht babai i tyre vdiq dhe xhaxhat e tyre s'kanë qenë i një mendimi dhe nuk kemi bërë dot një pajtim me këtë familje. Mosreagimi i tyre, meqenëse si familje s’kanë tentuar kurrë për hakmarrje, as nuk kanë thënë gjë të keqe, ne na ka bërë më të përulur para tyre e më të mërzitur", - rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Operacionet për arrestimin e vëllezërve Haklaj rezultuan të pasuksesshme. Ka pasur informacione se për vite me radhë ata kanë jetuar në Gjermani. Motra e tyre rrëfen pas më tepër se 20 vitesh se ata kurrë nuk janë larguar nga Shqipëria në atë kohë. Ata, kanë qarkulluar në zonë. Kjo tregon se sa i pafuqishëm ishte shteti përballë vëllezërve Haklaj, që tashmë emrin e kishin të njohur në të gjithë vendin.

"Shkëlqimi as vëllezërit kurrë nuk u arratisën, erdhi në Haklaj, pruri lajmin dhe bashkë me Hamdiun kanë qenë në bjeshkë, në Tropojë, kurrë s’janë arratisur", - rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/182727333079411/