Debati


Diskutimet jashtë rendit të ditës janë fokusuar te mosdhënia e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë nga BE-ja. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka qenë tepër e ashpër duke fajësuar opozitën. Ajo ka pasur replika të ashpra me kryetarin e Komisionit të Integrimit, socialistin Ditmir Bushati. “Gënjen, si mish për top ka për të çuar dhe ty (Rama), si Mishkoviç. E latë vendin pa status. Se ku e ke ti fytyrën s’e di, kryetar i Komisionit të Integrimit, që nuk ka votuar këto tri ligje. Se ku e çon fytyrën nuk e di. (U drejtohet deputetëve të opozitës) Sa herë të gënjeni do jua them. I keni bërë dëmin më të madh Shqipërisë”, ndërhyri Topalli. Më pas, kryeparlamentarja i është drejtuar: “Tani dëgjo, falëndero ata shkodranë që të kanë shpëtuar kokën e babait që si mi iku 20 vite më parë, ndaj duhet të votoni tri ligjet. Unë sa herë të gënjeni do ju them se gënjeni dhe i keni bërë dëm të madh Shqipërisë”. Ndërsa Bushati i është kundërpërgjigjur: “Kur flet ti më kujtohet sikur flet Luisi për ambasadën franceze, ku ai i bie gajdes dhe bën diplomaci, ndërsa Gjoni bën sikur trajton çështje konsullore”. Ndërsa socialisti Sajmir Tahiri në fjalën e tij theksoi, se “emri i kryeprokurorit lidhej me këshilltaren e saj dhe korrupsionin e saj dhe tani është në krye të KQZ-së. Zgjodhi rrugën të sulmonte ILDKP-në dhe tani të mos votojë prokurorin. Në Gërdec, i biri i Kryeministrit kokë e këmbë i zhytur, ndërkohë baxhanakut të vdekur i fshiu emrin. Ministrat dalin të pafajshëm dhe kur vranë 26 qytetarë dhe kur Berisha vret 4 qytetarë. Ky është integrimi. Ku ministrat e qeverisë fitojnë nëpërmjet gjykatave pafajësinë”.