Kosovë


“Të fuqizojmë rolin e gruas, si një motor i fuqishëm për ndryshimin e botës”. Ky ka qenë apeli që kryeparlamentarja Jozefina Topalli bëri përpara grave dhe vajzave pjesëmarrëse në Samitin Ndërkombëtar të Gruas, “Partneriteti për ndryshim: fuqizimi i gruas”. Topalli, një falënderim të veçantë ia ka dedikuar ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, për rolin e saj të padiskutueshëm në dhënien fund të dhunës në Kosovë. “Me një guxim të madh, Ju ishit e para, Ju dolët haptazi duke i kërkuar Amerikës, demokracisë më të madhe në botë dhe ish-presidentit të madh Bill Clinton, t’i japë fund dhunës, gjenocidit e padrejtësisë në këtë rajon. Madeleine Albright guxoi. Ju zonjë ishit e drejta. Unë ju jam mirënjohëse pa fund zonja Albright! Shqiptarët ju janë mirënjohës, rajoni ju është mirënjohës”, tha Topalli.