Kryeparlamentarja


Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka nisur vizitën e dytë zyrtare në Britaninë e Madhe me një pritje të veçantë rezervuar nga kryetari i Dhomës së Komuneve, John Bercow. E ftuar nderi nga kryetari Bercow, Jozefina Topalli mori pjesë në takimin konfidencial të forumit më të lartë të vendimmarrjes së Dhomës së Komuneve, ku vendoset axhenda e punimeve parlamentare.


Mbretëria e Bashkuar, vend me demokraci e parlamentarizëm shumëshekullor, një fuqi e madhe botërore ekonomike dhe politike, i ka dhënë në vijimësi mbështetje Shqipërisë, jo vetëm në partneritetin në NATO, por edhe në procesin e integrimit europian. Bercow tha se “të gjitha forcat politike në Parlamentin britanik mbështesin thellësisht integrimin e Shqipërisë në BE dhe ne shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt”. Në delegacionin që e shoqërojnë Topalli, të bie në sy prania e deputetit të PS-së, Asllan Dogjani, i cili kohët e fundit ka pasur përplasje mes lidershipin e PS-së për çështjen e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme. Nuk mungon as i pavaruri, ish-deputeti i PS-së, Kastriot Islami, si dhe demokratët Ilir Rusmali dhe Edi Paloka.