bamir topiBamir Topi, kryetari i Frymës së Re Demokratike, ka deklaruar se në emër të integritetit, nuk përjashtohet dalja e vetme në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, pasi sipas tij, shumë parti kanë humbur identitetin duke u bërë shtojca. Gjatë një takimi me strukturat në qytetin e Korçës, Topi tha se FRD po shqyrton disa alternativa, pas ka ende tre ditë kohë për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore në KQZ.


Kreu i FRD-së ka mohuar të ketë marrë një ftesë për koalicion parazgjedhor nga ana e Partisë Demokratike, ndërkohë që ka konfirmuar se nuk do bëjë aleancë me partitë e vjetra.


Kryeministri vendit Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së ditën e djeshme deklaroi se ne koalicionin parazgjedhor me PD do te mblidhen të gjitha partitë e spektrit të djathtë.


21 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)