Kryetari i Frymës së Re Demokratike u takua mëngjesin e të premtes me shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Conny McCormack.
Pas takimit, Topi për mediat shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke e konsideruar këtë gjendje si një prelud fatkeq i kontestimit të rezultatit të zgjedhjeve.
“Është e pakuptimtë që mes partive diskutohet mbledhja e Kuvedit të hënën për tre ligjet. Kuvendi në fillim duhet të mblidhet për çështjen e KQZ, pasi kishte kohë për tre ligjet”, tha Topi.
Topi theksoi më tej se një problem i madh për zgjedhjet mbeten edhe dublimet në listat zgjedhore duke shtuar se janë mbi 50 mijë dublime në lista, ndërsa mbi 200 mijë persona janë pa adresë.