Avokati i Popullit
Totozani takon shefen e ODIHR-it: Monitorim për administratën
Avokati i Popullit, Igli Totozani, priti dje shefen e Misionit të OSCE-ODHIR, Conny McCormack. Avokati i Popullit informoi shefen e misionit lidhur me ankesat e paraqitura dhe veprimet e kryera për hetimin e tyre. Avokati i Popullit, në zbatim të rolit të tij kushtetues dhe ligjor, do vazhdojë të trajtojë me kujdes, përkushtim dhe diskrecion të gjitha ankesat e qytetarëve. Gjithashtu, Avokati i Popullit do të hetojë dhe do të monitorojë në vazhdimësi veprimet e administratës për të garantuar paanshmërinë, profesionalizmin dhe dedikimin e saj në shërbim të qytetarit. Totozani gjithashtu pati dhe një takim me drejtuesin e Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, për çështjen e vendimit të KQZ-së. “Unë kam ngritur një grup pune, i cili deri ditën e hënë do të përgatisë një qëndrim zyrtar të institucionit të Avokatit të Popullit mbi këtë çështje. Do të hartohet një rekomandim, i cili do t’i drejtohet KQZ-së, por ky nuk do të jetë mjeti i vetëm që do përdoret”, tha Totozani.