Avokati i Popullit


igli totozaniAvokati i Popullit, me anë të një reagimi publik, e vlerëson raportin e fundit të DASH-it si një vlerësim dhe analizë të thelluar dhe e vërtetë të gjendjes së të drejtave të njeriut në vendin tonë, ku gjejnë pasqyrim të gjitha problematikat dhe shqetësimet e ngritura edhe nga vetëm ky institucion. “Ne i konsiderojmë si mjaft të rëndësishme problematikat e ngritura nga raporti i DASH dhe do t’i përkthejmë ato në prioritet dhe program pune për institucionin. Avokati i Popullit konstaton me kënaqësi dhe ndihet i vlerësuar që me punën e tij ka shërbyer si një burim i besueshëm informacioni për prezantimin e situatës të gjendjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri”, thuhet në deklaratën për shtyp. Avokati i Popullit e vlerëson raportin e DASH-it si një dokument pune shumë të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut. Një kontribut i çmuar për zhvillimin, promovimin, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.