Policia italianePolicia italiane e qytetit të Olbias në bashkëpunim me atë të Kaljarit në rajonin e Sardenjës, ka arrestuar 13 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës mes Italisë, Holandës dhe Shqipërisë.


Policia italiane 1Operacioni i policisë italiane është shtrirë në komunat e Olbias, Galura, Pistoia, Breshia, Roma, Bergamo, Venecia e Pordenone. Hetimet këtij operacioni kanë nisur në verë të vitit 2013 në koordimin me drejtorinë antimafia të qytetit të Kaljarit, të cilat kanë zbuluar një organizatë kriminale që importonte në Itali e kryesisht në tregun e Kosta Smeraldës  sasi të mëdha droge të tipit kokainë, heroinë e marijuanë.


Policia italiane 2Deri tani emat e të arrestuarve nuk bëhen me dije, por mësohet se 12 janë vënë në pranga dhe një ndodhet në “arrest shtëpie”. Mes të ndaluarve janë edhe 6 shtetas shqiptarë, mes tyre dhe një femër.


Shqiptarët e organizatës kriminale


Policia italiane 3Dy prej shqiptarëve, Eugert Bici dhe Elis Pisha ishin krerët e organizatës së trafikut ndërkombëtar të drogës, së bashku me italianin Simone Canu. Po ashtu, dy shqiptarë të tjerë, Gazmir Almeta dhe Dashamir Hoxha bënin një punë të rëndësishme pas krerëve të bandës me ndërmjetësimin dhe shpërndajen e drogës. Si korrierë punon Durim Bejko, shoqja e tij Silvana Bejko dhe Vladimir Muçi.


Përveç shqiptarëve të arrestuar, në këtë organizatë kriminale merrnin pjesë edhe shtetas italianë dhe rumunë.


Si transportohej droga


Droge ne ItaliMediat italiane shkruajnë se droga trafikohej me automjete, ku banda përdorte mënyra shumë të sofistikuara që policia të mos binte në gjurmë të saj.


Automjetet e sekuestuara nga policia italiane i janë nënshtruar pocesit të çmontimit në oficinat e specializuara ku janë zbuluar vende të fshehta të përdorura për transportimin e drogës.


6 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)