Forca të shumta janë nisur nga Kosova për t’i ardhur në ndihmë forcave të shpëtimit në Shqipëri për situatën e krijuar nga tërmetet.

Një kolonë e gjatë me mjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës shihet në rrugë drejt Shqipërisë.

Kujtojmë se Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkoi ndihmë për forca xheniere kryeministrit në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj.

Ndërkohë pas nisjes së forcave të Kosovës Meta shkruan: "Faleminderit Republikës së Kosovës!"

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="924013,924028,924027,924029,924030,924111,924112,924005,924006,924007,924008,924009,924011,924012"]