Komisioni i Venecias: Gjeni konsensus për KQZ
Eksperti i Komisionit të Venecias i atashuar pranë KQZ-së kërkon gjetjen e zgjidhjes së ngërçit të krijuar në këtë institucion. “Eksperti i Komisionit të Venecias që prej muajsh po asiston në të gjitha vendimmarrjet e KQZ-së, theksoi se partitë duhet të ndërgjegjësohen për rolin dhe detyrat e tyre në administrimin e zgjedhjeve. “Kodi është reformuar dhe përmirësuar. Megjithatë, rekomandimi kryesor për zgjedhjet nuk ka pasur të bëjë me kodin, por me rolin dhe detyrat e partive politike, me anëtarët e tyre në të gjitha komisionet. Në mënyrë që të sigurojnë zgjedhjet e duhura në Shqipëri. Pra, çështja s’ka të bëjë me ligjin, por me zbatimin e tij e me vullnetin e mirë të partive që nëpërmjet zgjedhjeve të sigurojnë zgjedhje të ndershme, transparente dhe të pavarura. Ne si ndërkombëtarë nuk mund të ndërhyjmë në vullnetin e partive për të bërë atë që duhet. Tekefundit, zgjedhjet nuk janë për partitë, por për votuesit”, tha Konrad Olszeëski, këshilltar zgjedhor në Komisionin e Venecias. Ndërsa kryetarja e KQZ-së, duke folur gjatë një trajnimi të anëtarëve të KZAZ, kërkoi bashkëpunim mes partive për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të drejta, dhe të pranuara nga të gjitha palët.