Policia e Shkodrës ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili kishte posedonte armë dhe municione në banesë.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë një kontrolli të ushtruar u sekuestruan 1 armë zjarri, 2 copë kallëpe tritoli, sasi lënde narkotike etj
Në pranga ka rënë, Ernest Lekaj, 30 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 1 armë zjarri tip pushkë, me disa fishekë;
– 2 copë kallëpë lëndë plasëse e dyshuar si tritol C4;
– 12 copë tela zjarrpërcjellës për kapsolla detonatore;
– nje sasi lëndë narkotike kanabis;
– 1 armë sportive, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
8 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)