Gjykata e Durrësit ka liruar nga burgu shtetasin Alket Hatija, arrestuar pak ditë më parë në qytetin e Durrësit, pasi cilësoi si baron i drogës nga policia italiane, shtet ku kërkohej pasi ishte dënuar me 20 vjet burg.
Prokuroria kishte kërkuar 40 ditë burg për Hatijën me qëllim që të bëhej i mundur ekstradimi i tij drejt Italisë, por gjykata e shkallës së parë në qytetin bregdetar e ka cilësuar të si paligjshëm dhe të pambështetur në fakte e prova arrestimin e 45-vjeçarit.
Ai akuzohet për transportimin në Milano, në periudhën 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë. Ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milionë euro.
11 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)