Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka ankimuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda ankimin për vendimin ku u shpall fajtor me akuzën 'Shpërdorim Detyre'.

Tahiri u dënua me 5 vite burg të cilat u konveratuar në 3,4 vjet shërbim prove.

Ish-ministri duke folur për mediat menjëherë pas vendimit të Krimeve të Rënda që i rrëzoi dy akuzat e prokurorisë për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal,  tha se sapo të dalë vendimi i zbardhur i Gjykatës, do ta apelojë atë për të çuar deri në fund betejën e tij të drejtësisë.