Djali i "El Chapo-s", Ovidio Guzman Lopez u arrestua ditën e sotme nga policia. Mirëpo, gjithçka zgjati vetëm pak kohë, pasi banda e tij e ka liruar menjëherë, duke shkaktuar një luftë të vërtetë në Meksikë.

Karteli i drogës i vuri flakën qytetit dhe për të shmangur përplasjet dhe humbjen e jetëve, policia u detyrua që ta lirojë 28-vjeçarin.

Ovidio Guzman Lopez është djali i lordit të drogës Joaquin Guzman, i cili njihet si "El Chapo".

Ovidio është udhëheqësi i kartelit të fuqishëm Sinaloa. Ai dhe vëllai i tij i madh Ivan morën nën kontroll bandën e drogës pasi babai i tyre u kap dhe u ekstradua në SHBA në 2017.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="882644,882651,882915,882911,882658,882657,882654,882653,882652,882642,882640,882916"]